PYETJE DHE PËRGJIGJIE

Pse duhet të sigurohemi?

Vetë fjala sigurim shpjegon vetveten, të sigurosh veten, shtëpinë, automjetin etj. do të thotë të kesh një mbështetje në rast aksidentesh të ndryshme.

Ç’është sigurimi i pronës

Me sigurimin e pronës ti ke siguruar që të kompensohesh në rast kur shtëpinë tënde gjen ndonjë fatkeqësi çoftë më e vogël si p.sh., vërshimet, dëmtimet aksidentale të pajisjeve shtëpiake etj. deri te më të këqijat zjarri, tërmeti etj.

Ç’është sigurimi i detyruar?

Sigurim i detyruar do të thotë sigurim i cili kërkohet të zbatohet sipas ligjit në fuqi në Kosovë. Sigurimet e tilla janë sigurimi TPL i automjetit.

Sigurimi Kasko

Ky sigurim është paraparë enkas për ta mbrojtur veturën tënde. Ai i heq pothuajse të gjitha shpenzimet për të gjitha llojet e dëmeve të cilat mund t’i shkaktohen veturës sate. Pa marrë parasysh se a je ti fajtor apo jo.