Sigurimi i Garancioneve

  • • Sigurimi i Automjetit
  • • Sigurimi i Garancioneve
  • • Sigurimi i Shendetit ne udhëtim
  • • Sigurimi i Pronës
  • • Sigurimi KASKO
  • • Sigurimi nga aksidentet    personale

Sigurimi i garancioneve gjatë tenderëve publik i jep subjektit pjesëmarrës në tender garancinë kundrejt subjektit tenderues, dëmshpërblimin në rast se:

• Pjesëmarrësi në tender tërheq ofertën pa mbaruar afati i vlefshmërisë së ofertës

• Heq dorë nga lidhja e kontratës nëse shpallet fitues

• Nuk paraqet garancinë e kontratës

Me paraqitjen e kërkesës së parë më shkrim nga ana e entit prokurues, në të cilën përmendet një prej kushteve të mësipërme, Kompania Brokere e Sigurimeve Risk , dëmshpërblen subjektin tenderues me shumën e përcaktuar në policën e sigurimit. Ky lloj sigurimi shfaqet si domosdoshmëri për të gjitha firmat që marrin pjesë në tenderët publikë.

Sigurimi i ofertës nëpërmjet pagimit të një shume simbolike, ju shkarkon ju nga përgjegjësitë, duke ia kaluar ato kompanisë sonë.

Ky shërbim lejon firmën tuaj gjithashtu ta përdorë kapitalin e saj gjatë kohës së garancisë së kësaj oferte, pasi ajo nuk e ngurtëson këtë kapital në bankë.

Primet (çmimet) e sigurimit përcaktohen në bazë të shumës së sigurimit të ofertës, kohës për të cilën sigurohet kjo ofertë, subjektit pjesëmarrës në tender, etj. Gjithashtu Kompania Brokere e Sigurimeve Risk ofron: Sigurimin e Ekzekutimit te kontratës dhe Sigurimin e Avansit banker.