Sigurimi i Shendetit ne udhëtim

  • • Sigurimi i Automjetit
  • • Sigurimi i Garancioneve
  • • Sigurimi i Shendetit ne udhëtim
  • • Sigurimi i Pronës
  • • Sigurimi KASKO
  • • Sigurimi nga aksidentet    personale

Për të gjithë ju që udhëtoni jashtë Kosovës

- Për punë

- Për pushime

Por…..papritur keni probleme shëndetësore !

Risk Broker, ju ofron asistencën e saj me Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim.

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim - ofron mbulimin e shpenzimeve emergjente mjekësore dhe spitalore që rezultojnë nga një sëmundje akute apo aksident, që mund të ndodhë gjatë periudhës së udhëtimit/qëndrimit në një shtet të huaj (jashtë territorit të Kosovës).

Gjithashtu ky produkt mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit të personit të siguruar nga vendi ku ka ndodhur sëmundja apo aksidenti për në vendin tone, në rast humbje jete apo një sëmundje, që ka rezultuar me paaftësi totale të tij dhe riatdhesimi këshillohet nga mjeku.

Zonat e mbulimeve

Zona A - Mbulon të gjithë shtetasit kosovar që udhëtojnë në të gjithë botën, përfshirë USA dhe Kanada.

Zona B - Mbulon të gjithë shtetasit kosovar që udhëtojnë në të gjithë botën, përjashtuar USA dhe Kanada.

Zona C - Mbulon të gjithë shtetasit kosovar që udhëtojnë në Evropë.